Dekorohen me medalje ushtarët e FSK-së për pjesëmarrjen në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri NULL NULL 09.02.2026 12:54 09.02.2026 12:54 Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri. Fillimisht, Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast, ai i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore. Në fund të takimit, Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.