Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit për Kosovën, eurodeputeti gjerman i reagon liderëve të BE-së (VIDEO)

NULL NULL
19.03.2024 08:47
Reinhard Butikofer
Reinhard Butikofer

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer i ka bërë pyetje liderëve evropianë por edhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak , se a e kanë dëgjuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth luftës.

Hej, Josep BorrellF, Miroslav Lajcak, Oliver Varhelyi,  e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Von der Leyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkruan ai në X, transmeton Klankosova.tv

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq  i cili ka paralajmëruar Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë  e Vuçiqit sipas përdoruesve të platformës X, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.

Vuçiq paralajmëron Perëndimin me deklaratë kërcënuese për Kosovën (VIDEO)

lajme të ngjashme