Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e DiCaprios pas nominimit për Oscar

NULL NULL
14.01.2016 19:24

Nominimet për Oscar 2016, janë bërë publike të enjten në mëngjes dhe pothuajse askush nuk është surprizuar nga nominimi i Leonardo DiCaprios për rolin e tij në filmin “The Revenant”.

Pasi u vlerësua me çmimin në Goldem Globe tashmë DiCaprio është nominuar në ceremoninë më prestigjioze në botën e filmit, transmeton Klan Kosova.

“Jam shumë mirënjohës për Akademinë dhe njohjen e tyre për këtë film. Filmimi i  The Revenant ishte një nga eksperiencat më të dobishme dhe bashkëpunuese në tërë jetën time. Asgjë nga këto nuk mund të realizohej pa talentin, vizionin e vendosëshmërinë  e Alejandro Gonzales Inarritu. Ekipi jonë i përkushtuar meriton që të ketë gëzimin e merituar në këtë moment. Së bashku, ne kemi krijuar një eksperiencë unike kinematografike. Faleminderit Akademi”, thuhet në deklaratën e DiCaprios.

Ky është nominimi i pestë për Leonardo DiCaprion dhe i fundit ka qenë në vitin 2013-të për rolin e tij në The Wolf of Wall Street.

lajme të ngjashme