Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Defekti “misterioz” Spitali i Pejës, 4 muaj pa rezonancë magnetike (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2025 21:22

Me apo pa qëllim nuk dihet.

Mirëpo që nga muaji prill i këtij viti kjo pajisje e shtrenjtë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është jashtë funksionit.

Kanë kaluar katër dhe ende nuk dihet se çfarë ndodhi me aparatin e Rezonancës Magnetike. Bile janë hapur edhe hetime.

Prokuroria Themelore e Pejës i tha televizionit se e kanë pranuar ekspertizën në aspektin elektrik por janë në pritje të vlerësimit mekanik.

Megjithkëtë, Spitali I Pejës tashmë ka inicuar procedurat për riparimin e saj.

Televizioni mëson se deri në momentin e prishjes së pajisjes, në listë të pritjes kanë qenë afro 400 pacientë dhe pas situatës së krijuar nuk kanë pranuar termine të reja.

Krahas kësaj edhe një aparaturë tjetër diagnostike ka qenë jashtë funksionit. Rengeni digjital është rikthyer në punë tek para 4 ditësh.

lajme të ngjashme