Deçiqi shndërrohet në “Kuq e Zi”, Dreshaj: Simbolizon Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO) NULL NULL 30.03.2025 22:43 30.03.2025 22:43 Kryesia e ekipit shqiptar në futbollin elitar të Malit të Zi, ka marrë vendim për ndryshimin e logos së klubit. Tani Deçiqi, ngjyrat i ka kuq e zi, njëjtë sikur edhe flamuri kombëtar. E ky veprim i menaxhmentit të klubit ka shkaktuar hallkamë në Serbi. Atje, thuajse secili medium raporton rreth kësaj ngjarje. Lidhur me këtë çështje, në Klan Kosova ka folur presidenti i klubit, Pal Dreshaj. Dreshaj shpjegoi edhe domethënien e logos së re. “Kush e njeh pak historinë tonë, Deçiqi është një mal mbi Tuzin, ku edhe simbolizon edhe qëndresën tanë, simbolizon pavarësinë e Shqipërisë, sepse aty më 6 prill 1911-të, është ngritur flamuri shqiptar pas 500 viteve dhe nga kjo edhe quhet klubi Deçiqi”, deklaroi Dreshaj në Klan Kosova.