Deçan: Kërkohet paraburgim për arsimtarin që dyshohet se puthi nxënësen e mitur NULL NULL nga Albert Bajrami 13.06.2023 10:43 nga Albert Bajrami 13.06.2023 10:43 Kërkesa për paraburgim ndaj arsimtarit do të dorëzohet sot gjatë ditës nga ana e prokurorit. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi. “Prokurori është duke e përpiluar kërkesën për paraburgim”, tha Nikçi. Ai shtoi se ndaj arsimtarit janë marrë edhe veprime tjea hetimore. “Atij i është konfiskuar edhe telefoni”, tha ai. Të hënën është ndaluar një arsimtar për 48 orë. Ai dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë. Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe është cilësuar si “Sulm seksual”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Deçan: Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur