Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Debutimi historik i Kosovës në Europianin e MMA-së, kurorëzohet me tri medalje

NULL NULL
02.05.2026 20:12

Kosova ka shkruar historinë në Loutraki të Greqisë, duke debutuar me sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian të MMA-së (GAMMA).

Në mesin e 250 sportistëve nga mbarë kontinenti, delegacioni kosovar arriti të rrëmbejë tri medalje, duke konfirmuar potencialin e madh të luftëtarëve tanë në skenën ndërkombëtare.

Suksesi kryesor erdhi nga Ermal Berisha (038 Fight Club), i cili u shpall nënkampion i Europës në kategorinë deri në 70 kg. Berisha shkëlqeu me dy fitore rresht, por një dëmtim në vetull bëri që stafi mjekësor të ndalonte pjesëmarrjen e tij në finale, duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë.

Përveç tij, Kosova kthehet me dy medalje të bronzta:

• Ylli Rexhaj (Prizreni MMA Center) – i cili tregoi nivel të lartë në konkurrencën e seniorëve (-80 kg).
• Muhamed Kashtanjeva (MMA05) – i cili dëshmoi talentin e gjeneratës së re në kategorinë e juniorëve (-58 kg).

Udhëheqësi i delegacionit dhe nënkryetari i FAMMK-së, Lirim Bllaca, u shpreh i kënaqur me performancën e 10 garuesve, duke vlerësuar edhe punën profesionale të trajnerëve Arian Havolli dhe Visar Shala.

Ky debutim, që u mbyll me një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta, shënon zyrtarisht fillimin e një epoke të re për artet mikse marciale në Kosovë.

lajme të ngjashme