De Zerbi firmos me Tottenham deri në vitin 2031 NULL NULL 02.04.2026 09:14 02.04.2026 09:14 Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i ri i Tottenham Hotspur, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, raportojnë mediat britanike. Klubi londinez ka vendosur t’i besojë teknikut italian për një projekt ambicioz në vitet e ardhshme, duke parë te ai profilin ideal për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe evropian, por së pari i duhet punë që ta mbaj në Premier League. De Zerbi, i njohur për stilin ofensivë dhe lojën e bukur, pritet të sjellë një identitet të ri te “Spurs”, transmeton Klankosova.tv. Pas eksperiencave të suksesshme në Brighton & Hove Albion dhe më herët në Itali, trajneri ka fituar reputacion si një nga teknikët më modernë në qarkullim, çka ka bindur drejtuesit e Tottenham për t’i dhënë një kontratë afatgjatë. Emërimi i tij shihet si një hap i madh nga klubi londinez, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për tituj në Premier League dhe të rikthehet në skenën e madhe evropiane.