De Gea pashmangshëm tek Real, thotë ish-asi i Uellsit NULL NULL 08.02.2018 08:49 08.02.2018 08:49 "Ai është i jashtëzakonshëm dhe unë gjithmonë kam besuar se Real do ta kërkonte për ta bërë numrin një të portës. Është vetëm çështje kohe derisa kjo gjë të ndodhë" Craig Bellamy ka thënë se do të ishte i befasues nëse gardiani i Manchester United, David De Gea, nuk i bashkohet Real Madrid së shpejti. Mbretërit e kërkojnë spanjollin dy vjet rresht, ndërsa herën e parë transferimi i tij dështoi për çështje dokumentacioni, në minutat e fundit të afatit kalimtar. “Ai është i jashtëzakonshëm dhe unë gjithmonë kam besuar se Real do ta kërkonte për ta bërë numrin një të portës. Është vetëm çështje kohe derisa kjo gjë të ndodhë”. 27 vjeçari ka lindur në Madrid, prandaj është raportuar që edhe do të kthehet atje, duke mos e shpërdoruar mundësinë që i është dhënë.