David Harbour dhe Lily Allen puthen plot pasion në New York NULL NULL 14.10.2019 18:30 14.10.2019 18:30 David Harbour dhe Lily Allen duket se nuk mund të rrinë larg njëri-tjetrit ose të paktën ata kanë lënë këtë përshtypje derisa janë parë gjatë ditës së diel në qytetin e New Yorkut. Ylli 44 vjeçar i “Stranger Things” dhe 34 vjeçarja Allen janë fotografuar duke u puthur plot pasion rrugëve të New Yorkut dhe duke i mbajtur duart njëri-tjetrit. Ata fillimisht kishin marrë për të ngrënë diçka, ndërsa më pas janë ndalur në një shitore të bizhuterive. Paraprakisht, Harbour dhe këngëtarja britanike, vëllau i të cilës është ylli i “Game of Thrones” Alfie Allen, kanë marrë pjesë në një festë ku ishin të shoqëruar edhe nga babai i Harbour, Kenneth. Ndonëse, as Harbour dhe as Allen nuk kanë komentuar publikisht për lidhjen e tyre, kjo e fundit ka postuar një ‘story’ në Instagram të muskujve të Harbour ku shkruan “Të miat”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.