David Bowie që s’e pa askush NULL NULL 20.05.2016 21:00 20.05.2016 21:00 Fotografi që më herët nuk janë parë nga publiku, janë shfaqur pas vdekjes së tij nga kanceri në Janar të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ekspozita në Los Angeles, e titulluar “Bowie Unseen” (Bowie që s’u pa), bën bashkë imazhe të realizuara nga fotografi i famshëm Markus Klinko. Klinko kishte realizuar fotografitë për kopertinën e albumit të Bowie-t të vitit 2002, të quajtur “Heathen”. Fotografi e ka përshkruar punën me legjendën Bowie, si njërën ndër eksperiencat e tij më të mira. Ekspozita “Bowie Unseen”, përfshinë fotografi të këngëtarit të realizuara gjatë kohës sa ai po bënte foto-sesionin për albumin “Heathen”, e po ashtu fotografi të Bowie’t me ujqër, të shkrepura nga Klinko për kopertinën e vitit 2002 të revistës “GQ”. Fotografitë e tij, do të prezantohen edhe në galerinë “Art Cube” në Paris prej 26 majit deri me 25 qershor.