Davenport për rastin e Liridona Murselit: Tjetër rast brutal i femicidit – thirrje zgjimi për të gjithë ne NULL NULL 02.12.2023 09:35 02.12.2023 09:35 Foto: Arkiv Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë. Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”. “I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport, transmeton Klankosova.tv. Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.