Daut Haradinaj: I dhamë një shans dialogut, ofruam një letër për pezullim takse (VIDEO) NULL NULL 18.09.2019 00:07 18.09.2019 00:07 Daut Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se në takimet paraprake të niveleve më të larta me ndërkombëtarët, kanë ofruar një mundësi për nisjen e dialogut me Serbinë. Haradinaj tha se kjo ndodhi në bazë të një ‘dokumenti të shkruar’, nga i cili do pezullohej taksa për një javë dialog por vetëm nëse epilogu i tij do të ishte njohja e Serbisë, njofton Klan Kosova. ”E di çka do të thotë partneriteti. E ne e kuptojmë peshën e partneritetit. Ne kemi pasur një letër me të cilën edhe në takime të niveleve më të larta kemi dhënë një mundësi që do të ofronim pezullim takse. Ne ulemi në tavolinë me pezullim takse nëse ka nevojë një javë ditë me qëndru në atë takim”. ”Në rast se Serbia e pranon njohjen e Kosovës, taksa nuk ekziston më. Nëse Serbia vazhdon avazin e vjetër dhe neve na konsumohet koha nëpër dialog, na thirr Federica Mogherini me bë show – atëherë ne e kthejmë taksën në fuqi të njëjtën ditë të kthimit në Kosovë. Kjo është pranuar nga shumë vendimmarrës të niveleve të ndryshme. Pra ka pasur ofertë që ne të kemi dialog po supozojmë në Rambuje apo të nivelit të ngjashëm. Por nëse ky dialog nuk e ka epilogun njohje reciproke, taksa kthehet në fuqi”. Veç kësaj Daut Haradinaj në Analizën Zgjedhore theksoi që taksa 100% është rezultat i sjelljeve të Serbisë në lobim për çnjohjet e Kosovës, derisa pohoi se liderët duhet të jenë unik sa i përket këtij vendimi edhe në mandatin e ardhshëm, njofton Klan Kosova. ”Republika e Kosovës ka pasur nevojë për sovranitet të plotë dhe shtet funksional, për të cilën të gjithë bashkë jemi përgjegjës. Nuk i iki përgjegjësisë për çfarë kam pasur përgjegjësi. Taksa është si derivat i lobimit agresiv të Serbisë kundër njohjes së Kosovës në INTERPOL. Ajo është konvertuar në 100% në vendime të mëvonshme. Atë ndjenjën e patriotit, nuk e shfrytëzoi taksën për me tregu sa shqiptar jam”. ”Të zinjtë e ullirit e kam kaluar. Kjo taksë edhe njëherë na ka kthyer në tavolinën serioze se Kosova ka shtet dhe vendimmarrje. Dje me e pas njoh Serbia Kosovën do ish heq. Janë dëmtuar disa operatorë të mëdhenj por edhe ata e kanë siguruar tregun. Merrni të gjitha partitë që janë në garë, thonë që s’duhet hequr taksën. Mua më vjen mirë që ai [Albin Kurti] ka evoluar kaq fortë dhe është bërë kaq demokratik. Kosova duhet të jetë unike, sikur kanë qenë me Trepçën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 54 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë