Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dashuritë fatale të Prustit

NULL NULL
02.01.2016 21:21

Prust – shënimet e një jete në ethe. Fletoret e shënimeve të Prustit janë shfaqur sërish në libraritë e Parisit: kësaj radhe në një botim luksoz të “Editions Saints Perès”, ku janë përfshirë shënime biografike e në mënyrë të veçantë mendime për shkrimet e tij, romanet e autorëve të mëdhenj si Baudelaire, Nerval, Musset, Balzac…

Fletoret e shënimeve të Prustit janë shfaqur sërish në libraritë e Parisit: kësaj radhe në një botim luksoz të “Editions Saints Perès”, ku janë përfshirë shënime biografike e në mënyrë të veçantë mendime për shkrimet e tij, romanet e autorëve të mëdhenj si Baudelaire, Nerval, Musset, Balzac, mbi esenë e famshme kundër Saint-Beuve etj., që përfshijnë një periudhë interesante dhe të ethshme të jetës së tij krijuese: 1908-1918.

Janë pesë fletore që zonja Straus i kishte blerë në një dyqan pranë Operës për t’ia dhuruar Prustit, i cili nuk mungoi ta falënderonte dhe të shkruante mbi to në apartamentin e tij në bulevardin “Haussman” ose në hotelin e dashur në Cabourg të Normandisë, ku shëtitorja, vite më pas vdekjes së tij do të quhej “Shëtitorja Proust” dhe ku apartamenti i përzgjedhur i tij do të quhej “Apartamenti Proust”.

Fletoret të mësojnë detaje të panjohura, madje që një periudhë, ai kishte menduar që titullin e veprës madhore të tij ta quante jo Në kërkim të kohës së humbur, por Të herëpashershmet e zemrës, titull që padyshim del nga koncepti i tij themelor i perceptimit të kohës dhe të shoqërisë.

Një nga shënimet më pikante është edhe ai i gushtit të vitit 1913 kur Proust kishte caktuar një detektiv për të ndjekur të dashurin e tij që po i ikte nga “duart”, të shtrenjtin dhe të ëmblin Agostinelli…

Padyshim që letërsia e Prustit nuk është letërsi e “kohës së tashme”, pra e ngjarjeve që ndodhin dhe që ai i reflekton menjëherë, ashtu siç janë në dorëshkrimet dhe veprat e tij.

Jo, gjithçka është e ngjizur në kohën e shkuar. Janë kujtime të largëta, por të fiksuara qartë, në detaje, në dialogë që shfaqen papritur, duke sjellë copëza jete të një kohe të kaluar, janë ngjarje të salloneve letrare, shëtitjet në Champs Elysées dhe Bois de Boulogne, janë portretet e të dashurave të tij që adhuronte nga larg, është Albertina e tij e ëndërruar, është Jeanne Pouquet e fejuara e Gaston de Caillard, të cilën ai do ta mishëronte në personazhin e Gilberte Swann.

Kur shkruante romanin Një dashuri e Suanit, ai shkonte sa në një hotel në tjetrin për të pyetur hotelxhinjtë rreth personazheve të dikurshme, për të parë mjediset ku do të përshkruante jetën e tyre. Pyeste njerëzit, padronet e shtëpive publike, karrocierët, të njohurit e personazheve reale dhe bënte një punë të vërtetë detektivi për të rikthyer kohën ashtu siç kishte qenë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/30/dashurite-fatale-te-prustit/

lajme të ngjashme