Dashuria ime, një libër më vete NULL NULL 12.01.2016 17:24 12.01.2016 17:24 Jonida Beqo njihet ndryshe me emrin e artit “Gypsse Yo”. Ka kryer shkollën e mesme “Sami Frashëri” ku është angazhuar në të gjithë aktivitetet artistike të shkollës. Në verën e vitit 1998, është nisur për studime në Amerikë, fillimisht në Alabama, ku përfundoi studimet dy vjeçare në kolegj për Edukim Arti në Teatër në Calhaun College. Gjatë kësaj kohe ka pasur bashkëpunime me një trupë profesioniste për shfaqjet artistike. Premiera e saj e parë në Amerikë ka qenë në vjeshtën e vitit 1998, ku interpretoi në rolin e Nerisës te shfaqja “Tregtari Venedikut” nga Shekspiri. Dy vite më vonë, në 2000, u transferua në Birmingam të Alabamës, ku vazhdoi studimet për Aktrim -Regji dhe Specializim në Kostumografi në Akademinë e Arteve të Universitetit të Alabamës. Gjatë kësaj kohe punoi si asistent kostumografe në atelienë e Universitetit.Në të njëjtën kohë ishte pjesë e një trupe teatrore, e cila bënte turne në shkolla publike për sensibilizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta.Në 2003, pas diplomimit filloi punë në Katedrën e Artit si Menaxhere e Ateliesë së Kostumografisë në Universitetin e Alabamës në Birmingam, ku realizohej kostumografia e 5-6 premierave në vit me një staf prej gjashtë vetësh. Në vitin 2005 u transferua në Atlanta ku punoi për “EMORY University”, si kostumografe për Teatër dhe Balet, por njëkohësisht në Kateder ka punuar edhe si regjisore e aktore për shumë projekte. Në 2001 ajo krijoi “Lighthouse Productions”, kompani e pavarur teatrale e cila krijon publikime për edukimin dhe zhvillimin e komuniteteve në krizë.Në pranverë të 2004 ajo ka marrë çmimin ‘Dell’Arte Diversity’, të dhënë nga Festivali i Teatrove të Kolegjeve Amerikane si dhe Qëndra Kennedy në DC. Ky çmim ju dha për origjinalitetin e pjesës teatrale “Sinners and Saints: The Women I know”, të cilën e shkroi, drejtoi dhe interpretoi vetë. Që nga 2006 deri në 2013 ka qenë pjesë e stafit artistik të “Theatrical Outfit” ku ka pasur rastin të punoj me shumë artist të njohur të skenës dhe filmit si Kenny Leon, regjisor në Broduej e shumë të tjerë.2010 diplomohet me master shkencor, për Adminitrim publik, specifikisht në Menaxhim dhe Lidership të Sektorit Publik në “Walden University” . Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/12/dashuria-ime-nje-liber-me-vete/