DASH reagon pas takimit Osmani–Rubio, shpreh mirënjohje ndaj Kosovës për rolin në Bordin e Paqes NULL NULL 21.02.2026 08:43 21.02.2026 08:43 Departamenti Amerikan i Shtetit. Foto: Getty Images Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi përmes një komunikate pas takimit midis sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e falënderuar Kosovën për përkushtimin e saj në Ballkanin Perëndimor. DASH vlerësoi rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, shkruan Klankosova.tv Shtetet e Bashkuara shprehen gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik rajonal. “Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal”, shkruhet në reagim. /Klankosova.tv Rubio e falënderon Osmanin dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes dhe misionin në Gaza