Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Darka e thërrimeve” shfaqet në Gjilan

NULL NULL
25.01.2017 08:29

Në natën e dytë të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” në Gjilan është dhënë shfaqja “Darka e thërrimeve”, me autor Refet Abazi dhe regji të Qëndrim Rijanit, me aktorët Luran Ahmeti dhe Armenis Nokshiqi-Jovanovska.

Ishte kjo një dramë tragjike me skena trishtimi, me copëza erosi me mesazhe dashurie dhe urrejtje, përpëlitje apo luftë në mes të jetës dhe vdekjes, një teatër i vrazhdësisë nëpërmjet të cilit autori është përpjekur të zbërthejë vrazhdësinë e asaj që përpiqemi ta kuptojmë si proces kohor në të cilin duhet ta zhvillojmë atë që e quajmë jetë.

Edhe pas kësaj shfaqje është mbajtur debati, në të cilin dramaturgu nga Shqipëria Josif Papagjoni, tha se kjo ishte një dramë psikologjike, në të cilin autori hedh dritë në terr. Sipas tij teksti ishte i ndërtuar mirë dhe synon të hedh dritë brenda së vërtetës. Papagjoni ka gjetur konflikt në mes të tekstit dhe performimit. Ai tha se skena ishte e mirë, konflikti ishte i thuktë dhe me shumë çasje psikologjike.

Në natën e tretë të “Talia e Flakës” do të jepet shfaqja “Aktori  në kuti“ me autor, aktor dhe regjisor Mentor Zymberajn, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme