Dardania bëhet me bibliotekë NULL NULL 23.08.2016 16:57 23.08.2016 16:57 Sot është bërë hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Në hapjen e saj përpos adhuruesve të librit morën pjesë edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, raporton Klan Kosova. Kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti ftoi të gjitha gjeneratat që të lexojnë sa më shumë ndërkohë që u shpreh i kënaqur që kanë aritur ta finalizojnë një projekt të cilin nuk e kishin nisur vet. Ky institucion ka gjithsej 5800metra katrorë, 250 ulëse dhe një fond voluminoz të titujve, njofton Klan Kosova.