“Dardanët” U20 e mposhtin Suedinë në duelin e parë të FIBA EuroBasket NULL NULL 12.07.2025 20:11 12.07.2025 20:11 Kombëtarja e Kosovës në basketboll për grupmoshat U20 ka triumfuar ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket në Divizionin B. Kosova shënoi fitore me shtatëë pikë më tepër, 71:64, ku çereku i parë nisi mirë për suedezët të cilët e fituan me rezultat 12:17, ndërsa “Dardanët” u kthyen në të dytin në të cilin fituan me nëntë pikë më shumë, 24:15. Në periodën e tretë, suedezët u rikthyen sërish, duke e fituar atë me rezultat 16:19, por pas një loje shumë interesante, “Dardanët” e rikthyen epërsinë dhe siguruan fitoren me rezultat të përgjithshëm 71:64. të mirët për Kosovën ishin Orges Shatri me 20 pikë, Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 13 pikë.