Dardanet U17 dhe U19 mësojnë kundërshtaret për kualifikimet evropiane NULL NULL 11.06.2026 13:26 11.06.2026 13:26 Foto nga arkivi Kombëtaret e Kosovës U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave kanë mësuar kundërshtaret për kualifikimet evropiane. Siç njofton FFK, Dardanet U17 janë shortuar në Grupin B1, ku do të përballen me Shqipërinë, Republikën e Irlandës dhe Azerbajxhanin. Ndërkaq, Dardanet U19 janë përfshirë në Grupin A3, ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Greqia dhe Sllovakia.