Dardanët në epërsi në pjesën e parë, golashënuesi ndëshkohet me karton të kuq NULL NULL 18.11.2024 21:36 18.11.2024 21:36 Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Lituanisë, ka përfunduar me rezultat epërsie për dardanët. Deri më tani është veç një gol i shënuar, të cilin e realizoi Muharrem Jashari, në minutën e 5-të, e që në fund të pjesës së parë ai u ndëshkua me karton të kuq. Përballja e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Klankosova.tv. Skuadra e udhëhequr nga Franko Foda numëron nëntë pikë në vendin e dytë të grupit 2, në anën tjetër, Lituania zë vendin e fundit me zero pikë.