Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardanët në disponim të mirë gjatë stërvitjes  së fundit para përballjës me Turqinë

NULL NULL
30.03.2026 12:34

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së rëndësishme ndaj Kombëtares së Turqisë, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës.

Sipas pamjeve të siguruara nga klankosova.tv, atmosfera te Dardanët duket mjaft pozitive, me lojtarët që shfaqen në disponim të mirë para sfidës vendimtare.

Ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

lajme të ngjashme