Dardanët munden nga Tulipanët NULL NULL 31.07.2022 15:23 31.07.2022 15:23 Kosova ka pësuar humbjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Dardanët e rinj janë mundur nga Holanda me rezultat 44:78 (7:23, 10:13, 11:20, 16:22), transmeton Klankosova.tv. Derisa për basketbollistët e Kosovës ishte humbja e tretë në tri ndeshje, për Tulipanët ishte fitorja e parë. Fillimi i mirë u dha komoditet në vazhdim të ndeshjes. Çerekun e parë e fituan 7:23 dhe këtë epërsi e rritën në vazhdim të ndeshjes, duke fituar 44:78. Te Kosova u dallua Olsi Kurtaj me 21 pikë e pesë kërcime.