“Dardanët” me fanella të reja, Kosova sot luan kundër Çekisë NULL NULL 31.05.2026 09:41 31.05.2026 09:41 Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen miqësore kundër Çekisë. “Dardanët” kanë udhëtuar drejt Pragës për t’u përballur sërish me kombëtaren çeke, 7 vjet pasi kishin luajtur ndaj tyre, në kuadër të garave kualifikuese. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në këtë përballje, kombëtarja do të luajë me fanellat e reja. “Veshim fanellën e re, mbrojmë të njëjtat ngjyra! Me krenari, pasion e dashuri për Kosovën dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00. /Klankosova.tv