Dardanët gati për Vikingët (VIDEO) NULL NULL nga Andi Shabani 24.11.2021 19:40 nga Andi Shabani 24.11.2021 19:40 Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Norvegjisë. Kjo sfidë është e vlefshme për fazën parakualifikuese, drejt Kampionatit Europian të vitit 2025. Dardanët pritet të kenë përkrahjen e bashkatdhetarëve në Bergen të Norvegjisë. Përveç Kosovës dhe Norvegjisë, në grupin C bën pjesë edhe Danimarka. Tutje kalon skuadra e parë e grupit, si dhe e dyta më e mirë nga tre grupe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.