Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardanët fillojnë përgatitjet nën trajnerin e ri Rami Hadar

NULL NULL
01.07.2023 22:39

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, ka filluar sonte mbrëma përgatitjet për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Edhe pse ishte stërvitja e parë, ka qenë mjaft intensive, me basketbollistët që ishin të motivuar për t’u përgatitur sa më mirë.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se stërvitjet nga dita e diel (nesër) do të vazhdojnë dy herë në ditë për të qenë sa më të gatshëm për garat ndërkombëtare.

Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ku vetëm vendi i parë kualifikohet në Rrethin e Dytë.

Sfida e parë për Dardanët është më 19 korrik në Prizren kundër Zvicrës.

Më 26 korrik do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës.

Përballja e fundit është ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

lajme të ngjashme