Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Berisha pritet të mbetet pjesë e Pejës

NULL NULL
03.09.2025 16:30

Basketbollisiti më i mirë kosovar, Dardan Berisha është afër të vendos për të ardhmen e tij në ditët në vazhdim.

Berisha është në bisedime me skuadrën e qytetit të tij Pejën dhe pritet që ta vazhdojë kontratën edhe për këtë edicion, transmeton klankosova.tv.

Edhe pse gjatë afatit kalimtar nuk pati asnjë lajm rreth të ardhmes së kapitenit të Kosovës, së fundi Berisha ka filluar me stërvitjet individuale dhe duket që do të i qëndron besnik klubit të fëmijërisë.

Peja këtë edicion do të garojë edhe në ENBL League dhe përvoja e kapitenit do të jetë e domosdoshme për paraqitje sa më të mira në arenën ndërkombëtare.

lajme të ngjashme