Dardan Berisha afër qëndrimit te Prishtina NULL NULL 25.06.2023 16:27 25.06.2023 16:27 Sigal Prishtina është afër kompletimit të skuadrës me basketbollistë vendorë. Kryeqytetasit janë afër gjetjes së gjuhës së përbashkët edhe me kapitenin, Dardan Berisha, sipas burimeve të AsistiOnline.com. Berisha u rikthye në vitin e kaluar te Prishtina, duke e fituar Superkupën e Kosovës, teksa luajti edhe në finale të Kupës dhe në gjysmëfinale të playoff-it. Basketbollisti nga Peja ishte i lidhur gjatë ditëve të fundit me një kalim te Peja, që duket se të gjitha mbetën vetëm në kuadrin bisedave dhe Berisha pritet të jetë sërish pjesë e klubit të Prishtinës.