Daniel Radcliffe: Hollywood-i është racist NULL NULL 20.09.2016 18:31 20.09.2016 18:31 Ylli i filmave Harry Potter, Daniel Radcliffe ka deklaruar që është i pamohueshëm fakti që Hollywood është racist, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ai ka thënë që bota e filmave kurrë nuk është parë si progresive, mirëpo qëndronte larg industrive të cilat kanë inkurajuar diversitetin. Ndër të tjera ai ka folur edhe për frikën e aktorëve homoseksual për t’u bërë publik, ngaqë do të përfundonin vetëm në role të homoseksualëve. Radcliffe ka qenë pjesë e filmave të Harry Potter që nga viti 2001, ndërsa roli i tij i fundit ishte në filmin Imperium, si një agjent i FBI-së.