Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daniel Cormier shokon të gjithë – nokauton Stipe Miocic (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2018 18:25
LAS VEGAS, NV - JULY 07: Daniel Cormier celebrates his victory over Stipe Miocic in their UFC heavyweight championship fight during the UFC 226 event inside T-Mobile Arena on July 7, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Josh Hedges/Zuffa LLC/Zuffa LLC via Getty Images)

Daniel Cormier ka shokuar botën e Arteve Marciale të Përziera, pasi mbrëmë në Las Vegas ka bërë histori duke nokautuar Stipe Miocicin në raundin e parë, njofton Klan Kosova.

Miocic nuk kishte pësuar humbje prej vitesh dhe kishte mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë e rëndë tri herë – më shumë se çdo kush tjetër në histori të UFC-së.

Pasi kishte pastruar divizionin dhe s’kishte mbetur më kush për t’u mposhtur aty, atëherë Cormier si kampion në kategorinë gjysmë të rëndë, vendosi të ngjitet një kategori më lartë për të sfiduar Stipen.

Favorit në këtë ndeshje ishte Miocic dhe shumica mendonin se ai do të fitojë, por kështu duket se nuk mendonte Cormier.

Ai në fund të raundit të parë, me një të djathtë të fuqishme rrëzoi për toke Miocic, duke u bërë kështu vetëm i dyti njeri në histori të UFC që mbanë dy tituj kampioni në dy divizione të ndryshme njëkohësisht – këtë e kishte bërë më parë vetëm Conor McGregor.

Tani rekordi i “DC” në artet marciale të përziera është 21 fitore dhe vetëm një humbje nga Jon Jones – nga Jones ka edhe një humbje tjetër, por ajo më pas u regjistruar si ndeshje që nuk numërohet, pasi Jones doli se kishte përdorur një substancë të palejueshme.

Corimer menjëherë pas fitores kundër Stipes, ka thirrur në okatagon Brock Lesnar për t’u ndeshur bashkë.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e ardhshme për titull në kategorinë e rëndë në UFC.

Cormier vs. Lesnar.

KËTU mund ta shikoni ndeshjen .

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.