Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dalja e votuesve, Cakolli (DnV): Rreth 4 për qind kemi rezultat më të ulët se në zgjedhjet e kaluara

NULL NULL
09.02.2025 22:08

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se në zgjedhjet e këtij viti ka një ulje të daljes së qytetarëve.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se ulja në fjalë është për 4%, si dhe ka vlerësuar se procesi i votimit ka qenë i qetë gjatë tërë ditës.

“Demokracia në Veprim vlerëson që procesi i votimit që nga hapja e vendvotimeve deri në mbylljen e tyre ka rrjedhë në një atmosferë të qetë. Ndërkaq, votuesit kanë demonstruar një nivel të lartë të pjekurisë qytetare dhe asaj demokratike. Dalja e përgjithshme e votuesve në mbyllje të vendvotimeve është 42,1% me margjina gabimi 0.84 për qind”.

“Këtu nuk llogaritet dalja e votuesve që votuan me kusht dhe votuesit që votuan jashtë vendit. Në këto zgjedhje rreth 4 për qind kemi rezultat më të ulët se në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Cakolli. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme