Dalin rezultatet e analizave: Mishi i pulës i ardhur nga Brazili është i sigurt (VIDEO) NULL NULL nga Donjeta Murselaj 08.04.2025 19:37 nga Donjeta Murselaj 08.04.2025 19:37 Mishi i pulës i ardhur nga Brazili është i sigurt dhe qytetarët e Kosovës mund ta konsumojnë pa frikë. Kështu rezultuan analizat e 10 mostrave të cilat u testuan në Laboratorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Kiks Kosova. Këto mostra të cilat u dërguan në testim me 2, respektivisht me 3 prill, iu nënshtruan dy metodave të testimit. Nga kjo agjenci kanë treguar se si shkon i gjithë procesi i testimit. Rezultatet e analizave zhbllokuan 140 tonë mish pule të ardhur nga Brazili i cili ishte bllokuar me urdhër të AUVK-së, në depot e kompanive importuese pas mostrimit.