Dalin para gjykatës të akuzuarit në rastin “Banjska” (VIDEO) NULL NULL 22.07.2025 10:14 22.07.2025 10:14 Foto nga seanca e 22 korrikut Në Pallatin e Drejtësisë tashmë kanë mbërritur të akuzuarit për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 09:30, por që ka nisur me vonesë. Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë. /Klankosova.tv