Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daka e stresuar bëhet me park anti-zemërim

NULL NULL
29.01.2018 14:30

Bangladeshi ka nisur punën në ndërtimin e një “parku të menaxhimit të zemërimit” në kryeqytetin Daaka, për të cilin kryebashkiaku tha se do t’i ndihmonte 15 milionë banorët të përballojnë stresin e përditshëm në rritje.

Bllokimi i trafikut që i mban udhëtarët e burgosur në makinat e tyre deri në pesë orë në ditë, ndotja, zhurma, kaosi i sezonit dhe krimi i vogël janë ankesat e përditshme të tyre, transmeton Klan Kosova.

Sayeed Khokon, kryebashkiaku i gjysmës jugore të qytetit gjigand, shpreson se parku 7  milionë dollarësh (15 hektarësh) pranë zyrave kryesore të qeverisë do të lehtësojë stresin.

Parku Goswa Nibaroni (menaxhimi i zemërimit) pritet të marrë 12-14 muaj kohë për të përfunduar dhe do të ketë një liqen, kënd të ngrënies, muzikë relaksuese dhe televizorë gjigant.

Koncepti vjen nga një traditë e lashtë Bangladeshi, në të cilën fshatrat kishin një “strehë të zemërimit” në bregun më të afërt të lumit për t`i qetësuar njerëzit e zemëruar, tha kryebashkiaku.

“Idetë e tilla janë zhdukur prej kohësh, por jeta urbane mund të jetë shumë e vështirë. Banorët e qytetit bëhen lehtësisht viktima të ankthit”, tha Khokon për AFP, transmeton Klan Kosova.

“Nëse grindeni me gruan tuaj, ju mund të shkoni në këtë park dhe të relaksoheni”.

Dhaka, një nga metropolet me rritje më të shpejtë në botë, ka humbur hapësirën e gjelbër për ndërtimin masiv të lagjeve të reja rezidenciale.

lajme të ngjashme