Daim Lala flet për aksidentin që pati në Zvicër (VIDEO) NULL NULL 18.10.2025 23:03 18.10.2025 23:03 Javë më parë, Prive KlanKosova ka raportuar se këngëtari Daim Lala ishte aksidentuar në Zvicër. I njëjti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore pas këtij aksidenti, transmeton Klankosova.tv. Për Prive KlanKosova, ai ka treguar se çfarë ka bërë menjëherë pas aksidentit. “Së pari e falënderova Zotin që kam shpëtuar dhe më pas e kam telefonuar nënën time, i thashë se jam shëndoshë e mirë dhe se më ka ndodhur një aksident që të mos shqetësohet,” tha Lala. Këngëtari ka kënduar për ekipin e Prive KlanKosova një këngë kushtuar nënës.