Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daily Mail në negociata për ta blerë Yahoo

NULL NULL
11.04.2016 11:05

Pronarët e gazetës britanike Daily Mail janë në fazë e hershme të negociatave për të blerë  kompaninë e internetit Yahoo (Yahoo), raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Gazeta amerikane Wall Street Journal ka raportuar që gazeta britanike është  në negociata me kompanitë private të investimeve rreth paraqitjes së një oferte  për të blerë  Yahoo-s.

Zëdhënësi i Daily Mail ka thënë se ” janë në negociata me palët e ndryshme të cilët janë klientët potencial”, dhe negociatat janë në një fazë të hershme, dhe se nuk ka garanci se do të ketë ndonjë transaksion.

Nga Yahoo nuk kanë dashur të komentojë këto pohime. Yahoo në fillim të këtij viti largoi 15 për qind të fuqisë punëtore ose rreth 1.700 të punësuar, kujton AP.

lajme të ngjashme