“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur NULL NULL 27.04.2024 12:02 27.04.2024 12:02 Shqipëria Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vetëm në fotot e bukura që postohen në media sociale, por shpesh vendet më të vlerësuara janë të tejmbushura me turistë. Kështu e nis shkrimin gazetarja Emily Lefroy e “Daily Mail”. Një përdorues i platformës “Reddit” organizoi sondazhin: “Cili vend duhet vizituar këtë vit?” dhe zbuloi përmes përgjigjeve të komentuesve destinacionet e tyre të preferuara për të udhëtuar këtë verë, shkruan tvklan, transmeton Klankosova.tv. Përdoruesit e këtij forumi ndanë përvojat e tyre të pushimeve në vendet më pak të njohura duke u bërë thirrje udhëtarëve t’i vizitonin ato. Shqipëria është rekomanduar si një nga perlat e fshehura që premton bukurinë e një lokacioni të famshëm në Instagram pa dyndje vizitorësh. Tabloidi britanik e vlerëson Shqipërinë për plazhet e bukura dhe Bjeshkët e Nemuna, të cilat janë një varg malor spektakolar në veri të vendit. Thekson se vendasit janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, plazhet janë të mahnitshme dhe ushqimi është një ndërthurje e shijeve greke, turke dhe italiane.