Dafina Neziri, grimerja që zbukuron kosovaret NULL NULL 01.12.2017 14:24 01.12.2017 14:24 Përdorimi i grimit për t’u dukur më bukur është pjesë e kulturave në gjithë botën. Natyrisht, e njëjta ndodh edhe në Kosovë. Studio të bukurisë ka kudo në vend, veçanërisht kryeqyteti është stërmbushur me grimere profesioniste që kanë mbaruar shkolla të ndryshme të kësaj lëmie, kurse disa e ushtrojnë si hobi. Klankosova.tv ka intervistuar Dafina Nezirin, vajzën e cila nga Gjermania solli frymë të re të grimit në Kosovë. Deri në moshën 18-vjeçare, Dafina ka jetuar në Gjermani. Ajo tregoi për klankosova.tv se pasioni i saj ndaj grimit dhe estetikës nisi që në moshë të re. Për këtë arsye, 26-vjeçarja vendosi ta vazhdojë shkollimin në këtë drejtim në Slloveni dhe Gjermani, për t’u bërë profesioniste e “make up”-it. Por, kjo nuk është e tëra. Dafina është udhëheqësja e Krylon Kosova, aty ku solli edhe përvojën e saj shumëvjeçare si makeup artiste. Shkolla është e licensuar nga kompania Krylon. View this post on Instagram Fillojm me grupin e ri . per ma shume Info +37745366206 (viber) #makeupartistschool #makeupartist #professionalmakeup #lovemakeup #futuremakeupartistschool #makeupbydafine A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Sep 4, 2017 at 3:08am PDT Dëshira e vajzave kosovare për t’u regjistruar këtu është jashtëzakonisht e madhe. “Interesimi për trajnim dhe grim është i madh për shkak të kualitetit dhe kushteve të ofruara nga kursi ynë”, thotë 26-vjeçarja. “Qendra për aftësimin profesional ‘Kryloan’ – kualifikimi për grimere, zgjat shtatë javë, katër orë në ditë, zakonisht me dy orare: 10:00 – 14:00 dhe 14:00 – 18:00”. Grimerja kosovare tregoi se qendra të cilën e posedon është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Niveli KKK 3. Vajzat të cilat regjistrohen në këtë shkollë, në fund të trajnimit, marrin edhe një diplomë për aftësimin e fituar. “Kandidatet të cilat vijojnë kursin certifikohen dhe certifikatat verifikohen e vulosen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve”, tregoi më tej Neziri. View this post on Instagram Proud of my Girls #kryolanPrishtina #makeupartist #futuremakeupartist #professionalmakeupartist A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Feb 22, 2017 at 12:40pm PST Meqënëse jemi afër festave të fundvitit, Dafina dha disa sugjerime për lexueset e klankosova.tv se si duhet grimosur për kremta, por edhe përgjithësisht për stinën e dimrit. “Për festat e fundvitit, preferohet t’i kushtohet rëndësi të veçantë nuancave të duhura. Mënyra më e mirë për të arritur një pamje vjeshtore ose dimërore që t’ju përshtatemi temperaturave të ulëta, është të vëmë në pah ngjyrën e buzëkuqit. Ngjyrat e hapura ose të lehta dhe me shkëlqim nuk janë shumë të preferuara për këtë stinë, pasi që janë ngjyra më verore”. View this post on Instagram My 3 hour make-up just love creating perfect eye-brow-lip-cheek shapes my model @annakabashi 🎤 inspired by @makeupbyariel masterclass tirana #anastasiabeverlyhills #kryolanoffical #anastasiabeverlyhillsbrowpencil #hudabeautydesertdusk #inglothighlight #mudlip #kryolansupracolor #kryolantransparentpowder #diorfoundation #kryolancontour #lovemakeup #redlips #highlights #makeupdonebyme #eveningmakeup #glowymakeup A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Oct 16, 2017 at 12:44pm PDT Dafina po ashtu jep këshilla edhe për një pamje të sofistikuar dhe elegante. “Ngjyrat më të preferuara për këtë stinë janë ato të mbyllura, si e kuqërremtë, kafe, e kuqe e mbyllur, violet e mbyllur dhe të gjitha nuancat e përafërta me këto”. “Nga këto ngjyra dhe me një ten të fytyrës të rregulluar me nuancat e duhura, do të arrini një pamje të sofistikuar dhe tejet elegante”. “Përdorimi i ngjyrave të mbyllura në buzë do t’ua lehtësojë punën në sy, pasi që nuk keni nevojë të koncentroheni në ngjyrat e syve në mënyrë që të mos jeni e mbingarkuar me grim”. “Mund t’i përdorni ngjyrat e lehta, bronz ose bakër dhe në fund ta aplikoni maskarën”. View this post on Instagram A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Nov 26, 2017 at 3:22pm PST Në fund, Dafina tregoi se artisti i saj favorit është MakeUpbyAriel – grimeri që shpeshherë kujdestet për dukjen e familjes Kardashian. /klankosova.tv View this post on Instagram mynewbestfriend @makeupbyariel 🙌 A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Oct 9, 2017 at 10:26am PDT Më poshtë, mund t’ i shihni disa fotografi të punës së Dafinës dhe vajzave që trajnohen në qendrën e saj. View this post on Instagram A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Nov 29, 2017 at 4:39am PST https://www.instagram.com/p/BbwQuJnn9k4/?hl=en&taken-by=makeupbydafine View this post on Instagram Tutorial / Glamourmake-up done by me 💎 enjoy @makeupbydafine @festaqoqaj BROWS •@anastasiabeverlyhills @norvina #dipbrow in Soft Brown @anastasiabeverlyhills • @anastasiabeverlyhills @norvina #contourcreamkit kid EYES • @hudabeauty @shophudabeauty #rosegoldpalette #hudabeautyrosegoldpalette ( sandalwood, henna) Face •@hudabeauty #fauxfilter foundation #hudabeautyfauxfilter in custard220 N •@hudabeauty @shophudabeauty #hudabeauty3dhighlighterpalette (Full, seychelles,tahiti,zanzibar) •lips @hudabeauty @shophudabeauty #hudabeautylipcontourset cultbeauty #lovemakeup #makeuplessons #makeuplessonsbydafine #beautymakeup #makeupartist #perfectglow #liner #glitter #bronce #brownmakeup #contouring #beauty #lovemakeup #makeup2018 #wintermakeup #glamourmakeup #makeupvideos #makeupvideos #makeupvideoss @makeupviddeoss @anissamakeup A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Nov 12, 2017 at 7:24am PST View this post on Instagram Make-up tutorial by me 💄❤️ hope you will like it . Made with love 🌹 this beauty here @blerinavuniqi_ #makeuptutorial #makeupvideo #makeupartist #makeupartistworldwide #contouring #makeupvideo #tutorial #lovemakeup #makeupbyme #makeupclasses #kryolanprishtina #makeupbydafine #beonce #bombhighlight A post shared by DAFINÉ NEZIRI (@dafineneziri) on Sep 2, 2017 at 2:10am PDT