Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq sërish komenton votimin për Kosovën në KiE: Kutia e Pandorës është hapur

NULL NULL
17.04.2024 13:28
Ivica Daçiq
Ivica Daçiq. Foto: Arkiv

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, theksoi sot se miratimi i Raportit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sipas tij hap kutinë e Pandorës.

Ai për TV Pink theksoi se “një luftë mbinjerëzore po zhvillohet përpara Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 dhe 17 maj, i cili ose mund ta refuzojë Raportin, ta shtyjë votimin ose ta pranojë atë”.

Siç tha ai “ky opsion i fundit është më i mundshmi, duke pasur parasysh se një numër i madh i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.

Reagimi i tij, i dyti me radhë, erdhi pasi me shumicë votash, eurodeputetët votuan një ditë më parë pro një Opinioni pozitiv për Kosovën të përgatitur nga raportuesja për vendin tonë në KiE, Dora Bakoyannis.

Petkoviqi si Daçiqi: Asambleja e KiE me votimin për Kosovën u turpërua si kurrë më parë

lajme të ngjashme