Daçiq: Është puna ime të sigurohem që askush të mos e njohë Kosovën NULL NULL 24.05.2019 10:31 24.05.2019 10:31 Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se puna e tij është që të sigurohet që asnjë vend tjetër të mos e njohë Kosovën. “Unë do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime,” tha Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova. Kreu i diplomacisë serbe tha se vendi i tij është i sukskesshëm në politikën e saj për të bindur vendet për të tërhequr njohjen e Kosovës dhe kjo po i pengon disa vendeve perëndimore. Daçiq tha gjithashtu se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e suksesshme dhe se ai kishte njoftuar shtatë vende afrikane me situatën rreth Kosovës. “Afrika është shumë e rëndësishme për ne. Ka 54 anëtarë nga Afrika nga 193 në Kombet e Bashkuara, gjithashtu, këto janë vendet tona tradicionalisht miqësore nga koha e Titos dhe Jugosllavisë, vendet ku askush nuk ishte për 10, 20 dhe në rreth 30 vjet”, shtoi ai. Kryediplomati serb theksoi se mbështet angazhimin e Serbisë për anëtarësim në BE, por gjithashtu sipas tij “ruajtja e integritetit territorial është një interes strategjik i Beogradit për të cilën duhet të luftohet”, transmeton Klan Kosova.