Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daci: Në Rugovë, qytetarët u munduan që gurët gjigantë t’i largojnë me duar (VIDEO)

NULL NULL
07.01.2026 07:54

Korrespodenti i Klan Kosovës nga Peja, Valdrin Daci, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen në këtë zonë pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë gjatë ditës së djeshme.

Ai u shpreh se në Rugovë ka pasur rrëshqitje të dheut, ku gurë të mëdhenj kishin rënë në rrugë.

Daci theksoi se disa qytetarë fillimisht ishin angazhuar që t’i heqin ato me duar, por që nuk kishin arritur për shkak të madhësisë.

“Më pas, në raportimet e radhës janë parë edhe disa punëtorë të cilët mundoheshin që me çekan t’i gërmonin ato gurë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme