Çuçi mbledh grupin: Do të bëjmë ndeshje futbolli me deputetë të Kosovës, pjesë edhe opozita NULL NULL 10.06.2024 12:00 10.06.2024 12:00 Sot Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në të cilën kanë vendosur që shumë shpejt do të zhvillojnë një ndeshje futbolli me deputetët e Parlamentit të Kosovës. Ky vendim, vjen me rastin e inaugurimit të stadiumit të tyre të ri. Ndeshja pritet të zhvillohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Sipas A2 CNN, kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka njoftuar socialistët se në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita.