Cramon për targat RKS në Serbi: Realitet i njohjes de-facto të Kosovës NULL NULL 05.01.2024 14:51 05.01.2024 14:51 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjiimit të letër ngjitësve-stikerave me targa të Serbisë. Von Cramon këtë e ka quajtur si një hap ku Serbia de-facto e njeh Kosovën si shtet, njofton Klankosova.tv. “Nuk ka më stikera në targa kur udhëtoni nga Kosova në Serbi – anasjelltas. Ajo që ishte projektuar si masë e përkohshme është përfundimisht e tepërt”, shkroi Von Cramon. “Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia njeh de facto Kosovën si shtet + kontribuon për paqen dhe prosperitetin në rajon”.