COVID-19 në SHBA: Për të 38-tën ditë me radhë mbi 100 mijë persona shtrihen në spital NULL NULL 09.01.2021 08:36 09.01.2021 08:36 131 mijë e 889 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitalet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas “COVID Tracking Project” ky është numri më i lartë i të hospitalizuarve që nga fillimi i pandemisë në SHBA, shkruan CNN. transmeton Klan Kosova. Kjo është dita e 38-të radhazi që SHBA raporton mbi 100 mijë shtrime në spital. Sipas të dhënave të CTP, numrat më të lartë të shtrimit janë regjistruar në këto ditë: 6 janar 2021: 132 mijë e 464 pacientë 7 janar 2021: 132 mijë e 370 8 janar 2021: 131 mijë e 889 5 janar 2021: 131 mijë e 215 4 janar 2021: 128 mijë e 206