Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

COVID-19 mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tjera

NULL NULL
25.05.2021 09:35

Në bazë të një studimi të fundit, vlerësohet se në organizmin e personave të prekur me Covid-19, ka gjasa që të zhvillohet edhe një problem i ri shëndetësor.

Studimi i publikuar në revistën e shëndetit, BMJ, ekzaminoi rrezikun e ngritur të zhvillimit të një sëmundjeje të re, pas infektimit me SARS-CoV-2, njofton Klan Kosova.

Në studimin e publikuar në revistën e shëndetit BMJ,  u shqyrtuan të dhënat nga më shumë se 200 000 njerëz që ishin diagnostikuar me Covid-19, gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2020.

Studiuesit zbuluan se në 14% e pjesëmarrësve me Covid-19,  ishte zhvilluar të paktën një sëmundje e re, që kërkonte trajtim pas fazës akute të infektimit të tyre SARS-CoV-2.

“Një rrezik në rritje i pasojave specifike klinike pas infeksionit akut u vu re në një varg sistemesh organesh, përfshirë komplikimet kardiovaskulare, neurologjike, veshkave, frymëmarrjes dhe shëndetit mendor”.

Rreziku i zhvillimit të një sëmundjeje të re ishte 5% më i lartë në mesin e këtij grupi, krahasuar me grupin e personave që nuk ishin infektuar më herët me koronavirus.

Tutje për Medical News Today, profesori i mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit në Nashville, tha se këto rezultate dëshmojnë ndikimin e madh që ka COVID-19 në organizëm.

“14% një përqindje shumë e lartë e pacientëve. Ekzistonte një spektër i gjerë simptomash që përfshinin sisteme të shumta organesh”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme