Coventry City shkakton befasi, kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup NULL NULL 16.03.2024 15:53 16.03.2024 15:53 Coventry City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e shokoi Wolfes duke e eliminuar me rezultat 3-2. Pjesa e parë qe e qetë duke mos u shënuar asnjë gol. Por e dyta ishte komplet ndryshe, pasi u realizuan plot pesë. Fillimisht në epërsi kaloi Coventry me anë të Ellis Simmns, në minutën e 53’. “Ujqit” u kthyen në lojë me anë të Rayan Alt-Nourit, në minutën e 83’, i cili e barazoi rezultatin. Vetëm pesë minuta më vonë Hugo Bueno i kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshje vendasit. Megjithatë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, ekpi nga Championshipi shënoi dy gola në kohën shtesë. Fillimisht Simmns e barazoi rezultatin në minutën e 97’, teksa Haji Ërights, e kaloi në epërsi tre minuta më vonë Coventryn, për ta dërguar në gjysmëfinale të kësaj gare. /Klankosova.tv.