Copa America, Kolumbia e fiton grupin pas barazimit me Brazilin NULL NULL 03.07.2024 13:07 03.07.2024 13:07 Brazili dhe Kolumbia janë ndarë baras 1:1 në xhiron e fundit të Copa Americës. Raphinha fillimisht kaloi në avantazh Seleçaon në minutën e 12-të. Por pak pa u kryer pjesa e parë, në minutën e dytë shtesë, Daniel Munoz barazoi shifrat. Me këtë barazim, Kolumbia e kalon grupin D e para me shtatë pikë, dy më shumë se Brazili me pesë. Brazilianët do të kenë punë me Uruguain në çerekfinale, ndërsa kolumbianët me Panamanë.