Conte kthehet në Itali, këtë herë te Napoli NULL NULL 28.05.2024 19:21 28.05.2024 19:21 Antonio Conte është në prag të rikthimit në Itali në zejen e trajnerit, por kësaj radhe te Napoli. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit, fitues i Scudettos me të dyja, vetëm sa nuk e ka nënshkruar kontratën me tre herë kampionin Italian. “Avokatët e Napolit dhe kampi i Antonio Contes ka filluar rishqyrtimin e të gjitha kontratave sot”, ka shkruar Romanoja në Twitter. “Marrëveshja deri në qershor 2027, e konfirmuar”. “Disa pika mbi strukturën e marrëveshjes po diskutohen, teska Conteja i ka zgjedhur anëtarët e stafit”. “Asgjë nuk do të nënshkruhet sot”, ka përfunduar gazetari Italian.