Conference League: Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit, Llapit e Dritës NULL NULL 22.07.2024 09:31 22.07.2024 09:31 Këtë javë zhvillohen ndeshjet e para të raundit të dytë në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Conference League. Kosova në këtë garë përfaqësohet me tre skuadra: si kampioni në fuqi Ballkani, Llapi dhe Drita. Kampioni i Kosovës, në rrethin e dytë përballet me skuadrën malteze Harmun, Llapi me atë daneze Brondby derisa Drita ndaj islandezëve të Breidablik. UEFA tanimë i ka ndarë edhe grupet dhe skuadrat kosovare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë, derisa shorti hidhet me fillim nga ora 14:00. Skuadra e Ilir Dajës, ndodhet në vazon e skuadrave të eliminuara nga Liga e Kampionëve, derisa në rast se kalon Hamrun Spartans atëherë ka tre kundërshtarë të mundshëm. Fituesit e dueleve Dinamo Batumi – Decic, Differdange 03 – Ordabasy si dhe Vikngur Reykjavik – Egnatia janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e tretë të kësaj gare, njofton Klankosova.tv Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby. Në rast se ecin tutje, llapjanët tanimë i dinë edhe kundërshtarët e mundshëm dhe ata janë njëra nga fituesit e këtyre dueleve: Legia Warsaw – Caernafron, Go Ahead Eagles – Brann, Kups – Tromso, Hajduk Split – Torshavn, Diddeleng – Hacken. Ndërkaq skuadra e tretë kosovare, Drita ka për kundërshtar skuadrën daneze Breidablik dhe synon fitore për të kaluar në raundin e tretë. Klubi nga Gjilani, është në grupin e katërt, dhe në rast kualifikimi do t’i kenë pesë kundërshtar të mundshëm. Fituesit e dueleve Ilves – Austria Wien, Zurich – Shelbourne, Molde – Silkeborg, Wisla Karkow – Rapid Wien si dhe Auda – Cliftonvile janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës.