Conference League: Ballkani luan sonte me Red Lincoln Imps NULL NULL 10.08.2023 07:39 10.08.2023 07:39 Kampioni i Kosovës Ballkani, sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në UEFA Conference League. Përballë në “Fadil Vokrri” do ta kenë skuadrën nga Gibraltar, Red Lincoln Imps. Ekipi i Ilir Dajas, do të kërkojë që ta kryejë punn qysh në ndeshjen e parë sa i përket çështjes së kualifikimit. Kampionët e Kosovës, në rrethin paraprak e eliminuan skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, me rezultat të përgjithshëm 7:1. Ndeshja kthyese me Red Lincoln Imps, Ballkani do ta ketë më 10 gusht. Në rast të kualifikimit, Ballkani në rrethin e play-offit do të mund të përballet me humbësit e takimeve, Zalgiris – Hacken, Sheriff Tiraspol – Bate Borisov.